Udhëzimi hyjnor

CHF 5.00

Mbulesa Jote

Si pranverë në ditët e para të gjelbërimit dukesh ti me mbulesë sy i qiellt zemra jote sa e bukur e mbuluar dukesh tokë e qiell
të bënë dritë fisnikëria ty që m’je fisnike çdo gjë tek ti mirësi mirësi të fshehur margaritar me vlerë…

In stock

Category: Tags: , , ,

Description

Titulli: Udhëzimi hyjnor
Autorë: Mehas Alija
Redaktor: Prof. Dr. Milazim Krasniqi
Redaktor gjuhësor: Mr. Zekerija Ibrahimi
Realizimi kompjuterik: Njomza Jusufi – Alija

Autori Mehas Alija u lind me 27.03.1983 në fshatin Brodec komuna e Tetovës. Shkollën fillore e filloi në fshat, ndërsa që nga klasa e pestë shpërngulen në Tetovë ku edhe e mbaron shkollën fillore në shkollën Naim Frashëri në këtë qytet.

Shkollën e mesme e mbaroi në Shkup në medresenë Isa Beu, ndërsa studimet i ndjek në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë.
Poezia e parë do ti botohet qysh kur ishte në klasën e katërtë në revistën për fëmijë ‘’Gëzimi’’. Ka shkruar edhe në revistë periodike Vepra, Dritarja etj.
Vëllimi poetikë Udhëzimi Hyjnorë është libri i tij i parë.

Disa poezi nga Libri:

Kërkoj dritën e Zotit

Sonte, kozmosi heshti
Hëna krenare drapëroi
Unë me fytyrë nga qielli
Se një ndjenjë ç’më kaploi
Sytë mu çelen, u shndrita
Pas një ylli ecja, vrapoja
Dritën e Zotit tim
Në këtë natë e kërkoja
Për Zotin tim, Dritëdhënësin
M’ranë lot që ndollën zjarr
Në këtë natë plot me yje
Kërkova Dritën në kozmosin mbarë

Mbulesa Jote

Si pranverë në ditët
e para të gjelbërimit
dukesh ti me mbulesë
sy i qiellt zemra jote
sa e bukur e mbuluar dukesh
tokë e qiell
të bënë dritë fisnikëria
ty që m’je fisnike
çdo gjë tek ti mirësi
mirësi të fshehur
margaritar me vlerë…