Si namazi

CHF 8.90

Namazi është dashuri, namazi është sevda, namazi është takim, sepse çdo gjë që robi do, është Allahu Ai që i ka dhënë dhe dhuruar atij. Vetëm me namaz mund t’ia paraqesë robi Zotit sevdanë dhe dashurinë kundrejt kësaj mirësie e nderimi.

Në magazinë

Përshkrimi

Titulli: Si namazi
Titulli i origjinalit: Nasil Namaz
Autor: Dr. Vehbi Karakash
Përkthyes: Fatmir Sulaj
Redaktor: Bujar Vërbovci
Kopertina: Bashkim Mehani
Përgaditi për shtyp: Bashkim Avdiu
Shtypi: FocusPrint – Shkup
Për botuesin: Bashkim Avdiu
Botues: Sira – Prishtinë

Namazi është dashuri, namazi është sevda, namazi është takim, sepse çdo gjë që robi do, është Allahu Ai që i ka dhënë dhe dhuruar atij. Vetëm me namaz mund t’ia paraqesë robi Zotit sevdanë dhe dashurinë kundrejt kësaj mirësie e nderimi.

Namazi është një prej pesë shtyllave të Islamit. Ndërtesë pa shtylla nuk ka. Kështu, njëra prej shtyllave të ndërtesës së Islamit, është namazi. Edhe në një hadith thuhet: “Namazi është shtylla e fesë”?

Ai që e fal namazin, do të thotë se e mban fenë. Ndërsa ai që nuk e fal namazin, do të thotë se e shkatërron fenë. Nisur nga këto që thamë, namazi është edhe themeli, edhe shtylla e Islamit. Pa qenë këto të dyja, kjo ndërtesë e ka të pamundur të qëndrojë në këmbë.

Një musliman mund të jetë musliman, mund të mbesë musliman dhe mund të vdesë si musliman vetëm në sajë të namazit. Namazi është një parzmore, një mburojë dhe një kala. Njeriu me namazin gjen fuqinë për ta mbrojtur fenë, besimin, moralin dhe nderin e tij nga sulmet e çdo armiku.