Shoqëria – realiteti dhe edukata ndaj saj

CHF 5.90

Ky libër trajton një problematikë mjaft të rëndësishme me të cilën ballafaqohen njerëzit në përgjithësi dhe rinia në veçanti. Kjo ndodh. posaçërisht në këtë kohë kur njerëzit bëhen të afërt me njëri-tjetrin edhe pa pasur ndonjë njohje të mëparshme, e që ndoshta kjo njohje mund të ndodhë vetëm përmes rrjeteve sociale, siç janë Facebook-u, Twitter-i etj.

Në magazinë

Përshkrimi

Titulli: Shoqëria – realiteti dhe edukata ndaj saj
Autor: Abdulhalik Sherif
Përkthye nga arabishtja: Artan Musliu
Redaktor: Hasan Baftijari
Redaktor gjuhësor: Rrezarta Alla
Korrektor: Agim Abazi
Faqosja dhe kopertina: Jusuf Saliu
Faqe: 110
Formati: B6
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Shtëpia botuese Furkan ISM

Ky libër trajton një problematikë mjaft të rëndësishme me të cilën ballafaqohen njerëzit në përgjithësi dhe rinia në veçanti. Kjo ndodh. posaçërisht në këtë kohë kur njerëzit bëhen të afërt me njëri-tjetrin edhe pa pasur ndonjë njohje të mëparshme, e që ndoshta kjo njohje mund të ndodhë vetëm përmes rrjeteve sociale, siç janë Facebook-u, Twitter-i etj.

Përmes këtyre rrjeteve dhe mundësive të tjera bashkë kohore, njerëzit shkëmbejnë të dhënat dhe informatat e tyre, duke shtuar fillimisht besimin te njëri – tjetri e pastaj duke i shprehur dëshirat dhe qëllimet mes tyre. Në këtë mënyrë, jo rrallë here krijohen edhe emocione dhe marrëdhënie më të veçanta.

Jam munduar që gjatë trajtimit të kësaj teme të jem i përmbledhur dhe i qartë, duke u munduar që në të njëjtën kohë ti paraqes kufijtë deri ku duhet të shkojë një shoqëri, si përzgjidhet shoqëria dhe cilat janë rregullat që duhet të kemi parasysh ndaj njëri – tjetrit.