Pesë temat e arta të Kur’anit Famëlartë

CHF 14.00

All-llahu është Një dhe i Vetëm Gjithësia e dëshmon Krijuesin e saj rrëfimet kur’anore, Ringjallja, llogarie dhe shpërblimi Edukata dhe ligjet hyjnore.

Në magazinë

Përshkrimi

Titulli: Pesë temat e arta të Kur’anit Famëlartë
Autorë: Muhamed el Gazali
Përkthyes: Sadush Tahiri
Boten: Logos-A
Biblioteka: Mendirni Islam
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamediu Abazi
Redaktor biblioteke: Nexhat Ibrahimi
Redaktor gjuhësor: Zekerija Ibrahimi
Redaktor artistik & disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Përgatitja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Shkup

All-llahu është Një dhe i Vetëm Gjithësia e dëshmon Krijuesin e saj rrëfimet kur’anore, Ringjallja, llogarie dhe shpërblimi Edukata dhe ligjet hyjnore.
Janë këto pesë temat qendrore për te cilat Kur’ani famëlartë flet gjerë e gjatë. Dijetari, mësuesi dhe imami ynë, Muhammed el-Gazali, erdhi në përfundim se këto pesë tema qendrore te Kuranit famëlartë janë thelbi i të gjitha çështjeve të tjera të cilat radhiten nën to. Ai është i mendimit se muslimanët e trajtojnë komentin e Kuranit famëlartë me një trajtim pjesor dhe tekstual, duke mos i shtjelluar të dhënat kuranore në nivelin e tyre të duhur dhe prej tyre t’i nxjerrin vlerat kur’anore te cilat i vendosi i Allahu i Madhërishëm për t’i udhëzuar muslimanët – me Kur’anin – drejt asaj që është më e mirë dhe më e qëndrueshme!

Qëllimi kryesor i trajtimit të këtyre rrëfimeve është që muslimanët ti kuptojnë ligjet e All-llahut që funksionojnë në shoqëri dhe gjithësi dhe të mos mëtojnë t’i kapërcejnë ato. Muslimanët duhet ta kenë të qartë se bashkëveprimi i sakte me këto ligje është faktori i saktë që i bën ata ta meritojnë sundimin dhe përqendrimin në ketë botë.

Janë këto pese temat qendrore te Kuranit famëlartë për te cilat shkroi dora e shtrenjtë e mësuesit dhe imamit tonë të nderuar Muhammed el-Gazali. S’do mend se ai është njëri nga ata që qëndron në maje të lartë te atyre që sot numërohen si të rrallë.