Përtërije jetën

CHF 20.00

Porositë dhe mësimet islame, për çdo aspekt të jetës, janë thirrje e natyrshmërisë së shëndoshë dhe e mendimeve të pastra; porositë e saj janë të mbjella në bazën e saj të pastër dhe ato dërgojnë në përsosmërinë dhe në qetësimin e plotë të shpirtit.

Në magazinë

Përshkrimi

Titulli: Përtërije jetën
Autorë: Muhamed el-Gazali
Përktheu: Fatos Gërvalla
Redaktor profesional: Mr. Sadik Mehmeti
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi
Përgatiti për shtyp: Bashkim Avdiu
Për botuesin: Lulzim Lecaj
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame

Atyre, që nuk e dinë kuptimin e fesë islame, dua t’ua tërheq vëmendjen në veçorinë kryesore të kësaj feje dhe t’ua bëj me dije se kjo është fe e natyrshme.

Porositë dhe mësimet islame, për çdo aspekt të jetës, janë thirrje e natyrshmërisë së shëndoshë dhe e mendimeve të pastra; porositë e saj janë të mbjella në bazën e saj të pastër dhe ato dërgojnë në përsosmërinë dhe në qetësimin e plotë të shpirtit.

Që prej kohësh jam pasionuar me ngjashmërinë ndërmjet trashëgimisë islame dhe nxjerrjes së përfundimeve nga ana e mendimtarëve të mëdhenj, rreth shumicës çështjeve shpirtërore, sociale e politike dhe nga kjo kam ndier një pajtueshmëri të madhe ndërmjet shpalljes së përvojës dhe shpalljes qiellore.