Historia e Skënderbeut

CHF 9.90

Jam i lumtur që, pas njëzet e tetë vjetësh, po u jap Shqipëtarëve sot revizionin e një historie të Skënderbeut, që kam shkruar më 1921.

Në magazinë

Përshkrimi

Titulli: Historia e Skënderbeut
Autor: Fan S. Noli
Përpunimi grafik: Alba Janaqi
Realizoi botimin: Ali Lleshi
Shtypi: Reklama

Jam i lumtur që, pas njëzet e tetë vjetësh, po u jap Shqipëtarëve sot revizionin e një historie të Skënderbeut, që kam shkruar më 1921.

Në veprën e re, me sa munda, jam përpjekur të plotësonj mungesat e veprës së vjetër. Pa fjalë, kam përfituar nga studimet e dijetarëve të ndryshmë që janë marrë me këtë subjekt më parë. Emrat e tyre janë të radhitura shkurtas në kaptinën e funtme të kësaj libre, edhe ca më gjerë në bibliografinë e edicjes Inglishte. Në këtë listë duhet të shtonj edhe emrin e mikut tim Xhemal Suli, Brooklyn,N. Y., i cili më ndihmoi me përkëthimet e kronikanëve Turg Uruxh, Ashik-Pasha-Zade, dhe Saad-ed-din. Më vjen keq të thom që disa libra dhe disa dokumenta nuk i gjeta dot nëpër libraritë Amerikane. Për këto, duhet një udhëtim në Europë. Kam shpresa ta bënj me rastin e parë, dhe ahere mund të

botonj nonjë broshurë, në të cilën të ndriconj disa pika që i kam lënë të errëta në këtë histori.

Fan S. Noli

Boston, Mass, Prill 20, 1949.