Fjalor Arabisht Shqip, komplet prej 2 pjesëve

CHF 120.00

Fjalor Arabisht Shqip, komplet prej 2 pjesëve hartuar nga dr. Isa Memishi, profesor i gjuhes arabe ne Degen e Orientalistikes ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines.“

Out of stock

Description

Titulli: Fjalor Arabisht Shqip, komplet prej 2 pjesëve
Autor: Dr. Isa Memishi
Recenzentë: Prof. Dr.Feti Mehdiu, Prof. Dr.Ismail Ahmedi, Prof. Dr.Mehdi Polisi, Prof. Dr.Abdullah Hamidi, Mr. Sc.Jahja Hondozi
Ballina: Bashkim Mehani
Përgaditja teknike: Isa Memishi
Boton: Libri shkollor

Fjalor Arabisht Shqip, komplet prej 2 pjesëve hartuar nga dr. Isa Memishi, profesor i gjuhes arabe ne Degen e Orientalistikes ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines.“Fjalori arabisht-shqip” ka dy vellime. Ne vellimin e pare jane perfshire shkronja e pare e deri tek shkronja e 15 e alfabetit arab, perkatesisht nga shkronja “Elifun” deri tek shkronja “Dadun”, dhe ka gjithsej 1085+15 faqe, kurse ne vellimin e dyte jane perfshire shkronja e 16 e deri tek shkronja e 28 dhe e fundit e alfabetit arab,perkatesisht nga shkronja “Taun” e deri ne “Jaun” dhe ka 1004 faqe (1086-2090). I tere fjalori ka 2105 faqe. Sipas hartuesit te Fjalorit, dr.Isa Memishi, Fjalori permban rreth 100.000 fjale, terma dhe shprehje frazeologjike, “para se gjithash te gjuhesstandarde arabe”, por qe “krahas leksikut bashkekohor te gjuhes arabe, permban edhe mjafte fjale te vjetra”, kurse “renditja e fjaleve ne fjalor eshte bere sipas parimit etimologjik-semantik, pra sipas rrenjes se fjales dhe eshte renditur sipas rendit alfabetik”.

Ky Fjalor fillon me Parathenien (v-vi), ku paraqiten Udhezime per perdorimin e fjalorit (vii-ix), Alfabetin arab (x), Shkurtesat ne pjesen e arabishtes (xi), Shenjat e perdorura ne fjalor (xi), Shkurtesat ne pjesen e shqipes (xii-xiii), Literaturen e perdorur (xiv-xv).

Gjate hartimit te “Fjalorit Arabisht-Shqip, autori sikurse kuptohet nga Parathenia, nuk ka krijuar iluzionin se ky fjalor do te jete “i kryer” dhe as “i perkryer”. Nuk do te mund te quhet “i kryer”, per shkak se problematika dhe fusha e hartimit te fjaloreve, aq me pare nga nje gjuhe sic eshte arabishtja, eshte shume e gjere dhe komplekse. Fjalori nuk do te mund te quhet “i perkryer”, sepse vete natyra e nje pune te tille, sic eshte pra hartimi i fjaloreve, – te cilet gjithnje duhet te vazhdohen, te permiresohen e te plotesohen, te jete pa ndonje mangesi a leshim, qofte metodologjik, qofte permbajtesor a teknik, por te cilat lehte mund te menjanohen e te permiresohen me rastin e ndonje botimi te dyte te plotesuar. Sigurisht, pasi qe per kete kritika profesionale ta kete thene fjalen e vete.